Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKur Universiteti i Shkupit pranonte vetëm katër studentë shqiptarë

Kur Universiteti i Shkupit pranonte vetëm katër studentë shqiptarë


Të dhënat arkivore tregojnë se deri në vitin 1954, në Universitetin e Shkupit kishin diplomuar vetëm katër shqiptarë, nga viti 1955-1962 numri i të diplomuarve shqiptarë ishte 298, ndërsa nga viti 1963-1965, diplomuan gjithsej 217 shqiptarë. Në këto numra, një pjesë e tyre vinin nga Kosova

Nga Qerim LITA

Vitet pesëdhjeta të shekullit të kaluar, përveç procesit të shpërnguljes u karakterizua edhe me një diskriminim të skajshme të zhvillimit arsimor me mësim në gjuhën shqipe. Ky diskriminim shprehej sidomos në shkollimin fillor të ciklit të lartë e atë të mesëm. Të dhënat statistikore tregojnë se deri në vitin shkollor 1951/52 funksiononin gjithsej 13 tetëvjeçare me mësim në gjuhën shqipe.

Kjo situatë sipas rretheve ishte me sa vijon: në rrethin e Shkupit një tetëvjeçare; në rrethin e Tetovës dy tetëvjeçare; në rrethin e Gostivarit dy tetëvjeçare; në rrethin e Kërçovës një tetëvjeçare; në rrethin e Kumanovës një tetëvjeçare; në rrethin e Strugës dy tetëvjeçare; në rrethin e Manastirit një tetëvjeçare; në rrethin e Dibrës një tetëvjeçare; në rrethin e Krushevës një tetëvjeçare; dhe, në rrethin e Prespës një tetëvjeçare. Në këto shkolla numri i përgjithshëm i nxënësve të cilët e vijonin shkollimin fillor të ciklit të lartë (nga klasa e V deri në të VIII) numëronte gjithsej 1.238.

Në të njëjtin vit shkollor, funksiononin gjithsej 216 shkolla fillore katërvjeçare me mësim në gjuhën shqipe me gjithsej 25.941 nxënës. Mbështetur në këto të dhëna, del se vetëm 5%, apo çdo i 20 nxënës e vazhdonte shkollimin fillor të ciklit të lartë. Bie në sy se në Shkup me rrethinë, përveç tetëvjeçares Liria, nuk qe hapur asnjë shkollë tetëvjeçare, edhe pse popullsia shqiptare asaj kohe përbënte rreth 45% të numrit të përgjithshëm të këtij qyteti.

Se pushteti komunist maqedonas, kryente diskriminim të hapur kundër shkollimit shqip, në vazhdim po i referohemi raportit të Dhomës së Arsimit pranë Byrosë Politike të PKM-së, për vitin shkollor 1952/53, përkatësisht pjesës ku bën fjalë për shkollimin fillor e atë të mesëm në rrethet Gostivar e Tetovë:

“Në rrethin e Gostivarit punojnë 33 shkolla fillore (katërvjeçare) shqipe me 3.879 nxënës dhe dy tetëvjeçare me 119 nxënës, ndërsa në gjimnazin e ulët punojnë 4 paralele shqipe me 74 nxënës…Në rrethin e Tetovës kemi 53 shkolla fillore (katërvjeçare) shqipe me 5.553 nxënës, dy tetëvjeçare me 215 nxënës, ndërsa në në gjimnazin e plotë punojnë 14 paralele shqipe me gjithsej 417 nxënës. Shkolla fillore turke në rrethin e Gostivarit kemi 4 me 118 nxënës, 2 tetëvjeçare me 94 nxënës ndërsa në gjimnaz punojnë 5 paralele turke me 156 nxënës.

Në rrethin e Tetovës kemi 1 shkollë fillore turke me 30 nxënës, 1 tetëvjeçare me 20 nxënës, veç kësaj në qytet funksionon 1 shkollë fillore me 238 nxënës dhe 1 tetëvjeçare me 57 nxënës…”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!