Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëKujdestarja e maturantes së vrarë sonte: I mallkuar qofsh o kriminel që...

Kujdestarja e maturantes së vrarë sonte: I mallkuar qofsh o kriminel që e vrave (FOTO)

Kujdestarja e vajzës që u vra sonte në rastin tragjik në Gllogjan, ka publikuar një fotografi të viktimës kur ishte maturante, duke e mallkuar dorasin.

M.C. gjithashtu ngushëlloi familjarët e të vrarëve në tragjedinë e sotshme.

Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në deçan, diku në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan, është sulmuar nga të paktën një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, i cili tha se zyrtarisht tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Të vrarët janë dy nxënës, djalë dhe vajzë të moshës së re dhe shoferi i autobusit.

“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi për Express.

Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.

Lidhur me tragjedinë kanë reaguar eksponentë nga skena politike duke përfshirë edhe presidenten e shtetit, Vjosa Osmanin.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe ky rast duhet të zbardhet sa më parë.

“Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet”. “Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!