Banka e Ohrit në vend informoi se përmes falsifikimit të identitetit të bankës, persona të panjohur dërgojnë e-mesazhe të rreme.
“Gjatë ditës së sotme janë vërejtur “phishing” sulme nga ana e një personi të panjohur, i cili duke e falsifikuar identitetin e Bankës së Ohrit SHA Shkup dhe duke e përdorur logon, përpiqet të nxjerrë të dhëna përmes dërgimit të meil-mesazheve”, kumtojnë nga banka.
Sqarojnë se persona të caktuar fizikë dhe juridikë, klientë megjithatë edhe persona që nuk janë klientë të Bankës, marrin mesazhe nga mejli, ohridska_banka@obsg.com.mk me lëndën: Raportim për derdhje devizore., nga të cilët kërkohet vërtetim urgjent për gjoja derdhje të arritur devizore.
Banka e Ohrit SHA Shkup distancohet nga këto mesazhe dhe apelon deri te të gjithë që do të marrin mesazh elektronik në adresën ohridska_banka@obsg.com.mk të mos e hapin që të mbrohen nga keqpërdorimi i të dhënave. Derisa ndërkohë mesazhi është i hapur, duhet të kërkohet ndihmë nga IT profesionistë.
Ndërkohë, Banka i ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme ligjore për përballje me këtë sulm të informacioneve, theksojnë nga Banka.