Në aksin rrugor Strumicë – vendkalimi kufitar Novo Sellë për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria është zvogëluar nga 150 deri në 200 metra, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa në vendet më të larta dhe vendet ku nuk ka diell rrugët janë të lagështa.
Jashtë mjediseve urbane intensiteti i komunikacionit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.