Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” deklarojnë se në pjesët e Mavrovës, Strazhës dhe Kodrës së Diellit po bie dëborë me intensitet të ulët dhe se bora nuk është e mbajtshme nëpër rrugë.
Nga atje bëjnë thirrje që të shoferët të kenë kujdes me shpejtësinë e veturës për shkak se rrugët janë të lagështa.
“Pjesëtarët e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, në vazhdimësi janë në terren dhe po i mirëmbajnë të gjitha rrugët”, thonë nga NP “”Rrugët e Maqedonisë”.