Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKujdes kur kaloni në rrugën Strugë-Dibër

Kujdes kur kaloni në rrugën Strugë-Dibër

*Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës në Negotinë deri në 30 metra dhe në Demir Kapi deri në 50 metra.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments