Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionKu treti platforma shqiptare?!

Ku treti platforma shqiptare?!

KU TRETI PLATFORMA SHQIPTARE ?!

Ka kaluar një vit qëkur partitë shqiptare në të ashtuquajturën “dërzhavë” të FYROM-it, lansuan për opinionin shqiptar me shumë popmpozitet Platformën Shqiptare ,me të cilën u dakorduan që statusi i shqiptarëve të ndryshonte ku shqiptarët do të ishin të barabartë me sllavo-maqedonasit si dhe gjuha shqipe të bëhej zyrtare në mbarë vendin.Në të gjitha pikat ajo dekleratë e partive politike shqiptare dështoi përveç disa pikave gjysmake njëfarë realizmi u arrit.Dhe në ato kërkesa të moderuara nuk kishte se si të refuzohen nga qeveria e kryeministrit Zaev, pasi ai ishte angazhuar që të rihap proceset e montuara gjyqësore të rasteve të dyshimta ku shqiptarët janë dënuar padrejtësisht nga drejtësia e kapur nga qeveria e mëparshme VMRO-DUI.(Qeveria e koalicionit të kryeministrit Gruevski,me miratimin e anëtares së nënshtruar brenda koalicionit montuan procese gjyqësore ndaj shqiptarëve për t’i friksuar shqiptarët që vetëm të kënaqen me këtë status që kanë.)
Pika siç janë marrëdhëniet më të intesifikuara me fqinjët siç janë, Kosova dhe Shqipëria qeveria e koalicionit ka nënshkruar disa marrëveshje.Nëse mund të quhen realizime këto marrëveshje gjysmake mund ta radhisim në listën e pikave të realizuara pjesërisht.
Një tjetër pikë ku integristët e Ali Ahmetit lëvdohen se e kanë realizuar është dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në bisedimet me Greqinë në lidhje me emrin që do të vendosin në këto bisedime.
Disa nga këto pika të moderuara pak a shumë ishin të pranueshme edhe për SDSM-në,prandaj u pranuan në programin qeveritar.
Në pikat kryesore të cilat ishin boshti i Dekleratës së Platformës Shqiptare partitë shqiptare dështuan ose nuk “kishin këllqe” për t’i realizuar ato zotime, dhe perfundimisht rezultuan si demagogji e kulluar brenda programit të tyre propagandistik.
Pikat të cilët nuk u realizuan dhe me gjasë nuk kanë për t’u realizuar nga kjo klasë politike janë:

-Barazi të plotë gjuhësore dhe përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes.

-Debat mbi flamurin, himnin dhe stemën e shtetit për të pasqyruar shoqërinë multietnike.

-Përfaqësim i barabartë në organet e sigurisë, ushtrisë, inteligjencës dhe drejtësisë në të gjithë qeverinë qendrore, shërbimet publike ose ndërmarrjet publike.

-Promovimi i statutit të Shqiptarëve në Maqedoni si të barabartë me shtetasit maqedonas.

–Kushtetuta e Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabet cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

-Në Kuvend të adoptohet Rezoluta me të cilën do të dënohet gjenocidi ndaj Shqiptarëve në periudhën 1912-1956.

Katër muaj më vonë,krahas formimit e qeverisë së re të koalicionit të kryeministrit Zaev,partitë shqiptare “harruan” angazhimet dhe zotimet për realizimin e Dekleratës së Platformës Shqiptare.Në ditët e krizës qeveritare te blloku shqiptar filluan përçarjet dhe “lufta” për pushtet dhe poste qeveritare si priorite të pashpallura para interesit kombëtar.Brenda kampit shqiptar u shkaktua një rrokopujë e paparë ata thjeshtë u bënë kashtë e “k..e” mes vete .Në këto rrethana të mospajtimit dhe përçarjes Platforma Shqiptare merr fund.Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me një parti(që mbante barrën kryesore në këto zhvillime) si DUI,e cila doli nga hiri dhe jo nga zjarri i luftës së 2001,e cila shkeli idealet e luftëtarëve të lirisë dhe pranoi Marrëveshjen e Ohrit duke dorëzuar armët pa kushte.Kryengritje që u manipulua nga ish komandanti renégat Ali Ahmeti, që luftën çlirimtare e nisur për barazi të plotë e shiti për gjuhën e pakicave të 20%.

Pikërisht kjo Platformë Shqiptare i referohet frymës së kësaj Marrëveshje.
Pra,edhe kështu siç ishte kjo Platformë nuk përmbushte kërkesat për barazi të plotë mes shqiptarëve dhe sllavëve në FYROM,por paraqiste dhe kënaqte vetëm kërkesat e pakicave në këtë vend.
Miratimi i ligjit për gjuhët nuk është ligj i përdorimit të gjuhës shqipe por i gjuhëve të pakicave.Ky ligj nuk e prek nenin 7 të kushtetutës sepse nuk përmenden gjuhën që do përdoret si emëri i gjuhës por vetëm gjuhën e cila përbën 20% të gjuhës që flet bashkësia etnike.Pra, kushtetuta nuk preket dhe shqipja nuk është e barabartë me sllavishten por gjuhët e bashkësive etnike që përbëjnë 20% në nivel lokal barazohen me gjuhën shqipe.Një argument për mosndryshueshmërinë e kushtetutës e ka thënë dhe vetë z.Zaev para se të bëhej kryeministër para liderëve shqiptarë.Ndryshimi i amandamenteve kushtetuese nuk janë ndonjë një sakrilegj që nuk duhet prekur,përkundrazi nëse ka vullnet politik ato mund të ndryshohen.Pikërisht këto ndryshime do të shprehin shtetin multietnik dhe binacional .Në të kundërtën, mosndryshimi i amandamenteve segregationniste,refuzimi ,pabarazia,ruajtja e supremacinë mbi sundimin e të tjerëve përmes kësaj kushtetute antidemokratike nga ana e kampit sllavo-maqedonas paraqet vazhdimësinë nga e kaluara të qëndrimeve pansllaviste dhe të shovenizmit kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në përpjekjet e tyre për liri dhe barazi në këto treva.Ndaj,kushtetuta nuk është barrierë e pakapërcyeshme.Barazia e plotë do t’i jepte fund supremacisë sundues sllavo-maqedonase mbi shqiptarët.
Heqja dorë nga Platforma Shqiptare nga ana e partitive politike shqiptare do të thotë shmangie nga papërgjegjësia dhe tradhëti para popullit ,ndërsa ky veprimi i tyre në politikë kuptohet si oportunizëm i çastit për përfitime dhe levërdi të tyre.Përderisa këto parti politike që sot janë pjesë e qeverisë së koalicionit nuk do të zëvendësohet me forca të vërteta atdhetare, shqiptarët do të vazhdojnë të trajtohen si pakica të papërfillshme dhe me status denigrues .

Medai Shaholli

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!