Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKthehen çmimet e vjetra për sigurimin automobilistik!

Kthehen çmimet e vjetra për sigurimin automobilistik!

Sot Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike mbajti mbledhje të re në të cilën shqyrtoi Analizën e arsyetimit dhe korrektësisë së vendimeve të miratuara nga shoqëritë e sigurimeve, të përgatitur dhe të dorëzuar në komision nga Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve, si rregullator i punës së tregut të sigurimeve.

Pas shqyrtimit të analizës dhe në bazë të konstatimeve, Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike mbajti mbledhje dhe konstatoi nevojën e ndryshimeve në Tarifën e premive të sigurimit dhe përgatiti ndryshime dhe plotësime të propozuara në Tarifën e premive, me të cilat neni 3 është rirregulluar në drejtim të mbrojtjes së shfrytëzuesve.

Ndryshimet e propozuara janë në drejtim të përcaktimit të diapazonit nga 15% deri në 30% ku shoqëritë e sigurimeve mund ta përcaktojnë pjesën e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të përgjegjësisë automobilistike dhe për çdo vlerë të këtyre kostove mbi 30%, duhet të kërkojnë paraprakisht pëlqim nga Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve. Kjo nënkupton kthimin e çmimit të sigurimit të autopërgjegjësisë në nivelin e para 25 prillit 2024.

Gjithashtu, u vendos që komisioni, jo më vonë se 30 shtatori i çdo viti, t’i dorëzojë Qeverisë propozim për normën minimale dhe maksimale të premisë teknike të sigurimit për vitin vijues.

Vendimi për miratimin e tarifës së re është bazuar në analizën e ASS-së, e cila tregon se në datën 23.04.2024, 11 shoqëri sigurimesh që kryejnë punë sigurimesh në grupin e sigurimeve jojetësore kanë dorëzuar njoftime në Agjencinë e Supervizionit të Sigurimeve për vendimet e miratuara nga organet të tyre të menaxhimit për rritjen e premive për sigurimin e detyrueshëm nga AS-ja, me ç’rast i referohen dispozitave të tarifës së premive të sigurimit nga AS-ja, publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së RM-së” me nr.191/2018, ku sipas këtyre dispozitave ofrohet mundësia që në mënyrë të pavarur të vendosin për vlerën e pjesës së premisë për realizimin e veprimtarisë, përkatësisht të ashtuquajturën kompensim i zhdrejtë (kompensim regjie) gjatë përcaktimit të premisë përfundimtare sipas marrëveshjes së sigurimit (neni 3 i tarifës).

Njëkohësisht, njoftimet e shoqërive për ASS-në nuk përfshijnë analiza financiare për periudhat e kaluara, as projeksione konkrete për zhvillimin e pritur të risqeve që ato i ndërmarrin gjatë sigurimit. Argumenti i vetëm të cilit i referohen shoqëritë e sigurimeve janë kostot në rritje të punës, të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me shfaqjen e risqeve, përkatësisht me dëmet që priten dhe që janë shkaktuar.

Gjithashtu, qëndrimi i komisionit mbështetet nga mendimi i ASS-së si rregullator se, ky veprim i shoqërive të sigurimeve ndikon në stabilitetin, sigurinë dhe parashikueshmërinë e funksionimit të të gjithë sistemit të sigurimeve në dëm të të siguruarve, përkatësisht pronarëve të automjeteve motorike.

Vendimi i propozuar që e miraton Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike në mbledhjen e sotme i është dorëzuar për miratim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjendja e tregut do të monitorohen në periudhën në vijim dhe do të mratohen vendimet e duhura, bazuar në analiza dhe në proces të hapur dhe transparent. Në lidhje me vendimet e miratuara nga shoqëritë e sigurimеve për rritjen e vlerës së prеmisë bruto për sigurimin e përgjegjësisë automobilistike në gjysmën e dytë të muajit prill 2024, Ministria e Financave konvokoi Komisionin e Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike, i cili mbajti mbledhje më 26, 29 dhe 30 prill dhe më 2 maj 2024 me qëllim të rishqyrtimit të të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve./MIA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!