Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja një deputet, tregon simulimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bazë të rezultateve fillestare jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga 3.421 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480 vendvotime. Nëntë partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk kanë fituar mandat deputetësh.