Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKSHZ jep detaje për rivotimin e së dielës në Çair

KSHZ jep detaje për rivotimin e së dielës në Çair

Zyrtarët e KSHZ-së japin detaje për procesin e rivotimit që do të bëhet të dielën më 12 nëntor, në vendvotimin 2901.
Bëhet fjalë për vendvotim në kuadër të komunës së Çairit, gjegjësisht për votuesit që realizojnë të drejtën e votës në shkollën fillore “Idnina”, raporton Televizioni SHENJA.
Këtu janë 719 qytetarë që do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Çairit. Zëdhënësja e KSHZ-së, Arjeta Xhemaili sqaroi se rregullat për rivotimin në këtë vendvotim janë të njëjta si për rrethin e dytë të zgjedhjeve, duke shtuar se opinioni duhet ta ketë të qartë se nuk bëhet fjalë për rreth të tretë të zgjedhjeve, por vetëm për rivotim, pasi bëhet fjalë për vetëm një vendvotim në kuadër të një komune.

Xhemaili shtoi se KSHZ ka miratuar vendimin e Gjykatës Administrative për rivotim në këtë vendvotim, pasi numri i votave në këtë vendvotim ka gjasa që të ndryshojë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale dhe të përcaktojë fituesin, për shkak të numrit të madh të votuesve të regjistruar dhe dallimit të ngushtë mes dy kandidatëve që shkuan në balotazh. Dallimi mes Visar Ganiut të BDI-së dhe Zeqirja Ibrahimit të Lëvizjes BESA, pas rrethit të dytë të votimeve ishte 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2901 ka gjithsej 719 votues të regjistruar. Prej tyre në rrethin e dytë kishin votuar vetëm 278 persona, prej të cilëve Zeqirja Ibrahimi kishte fituar 164 vota, Visar Ganiu 98 dhe 17 vota kanë qenë të pavlefshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!