Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKSHZ-ja ka pranuar 82 ankesa, afati skadon në ora 21:00

KSHZ-ja ka pranuar 82 ankesa, afati skadon në ora 21:00

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) këtë pasdite, përveç pesë ankesave tashmë të paraqitur, ka pranuar edhe 77 ankesa të tjera në lidhje me zgjedhjet.

Prej tyre, siç raportohet nga KSHZ-ja, 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët, një është nga Zëri për Maqedoninë, dy nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga KSHZ nuk shpjegojnë se për çka saktësisht janë ankesat nga Aleanca për Shqiptarët, por tregojnë se ankesat e VMRO-DPMNE-së kanë të bëjnë me rezultatet përmbledhëse.

Ankesat për procedurën e votimit mund të paraqiten deri sot në mbrëmje në orën 21:00, ndërsa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve deri afatet vijojnë deri nesër në orën 190:30.

Afatet filluan të vijojnë mbrëmë, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare jozyrtare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments