Monday, June 30, 2025
Nabizi KFC Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKSHZ: Gjithsej 297 kandidatë do të garojnë për kryetarë të komunave më...

KSHZ: Gjithsej 297 kandidatë do të garojnë për kryetarë të komunave më 17 tetor

Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 17 tetor për kryetarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa janë parashtruar edhe 546 lista për këshilltarë, tregojnë rezultatet nga lista që dje e publikoi Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ).

Më së shumti candidate të paraqitur për kryetarë të komunave – 12 ka për Qytetin e Shkupit. Për komunat e qytetit të Shkupit dhe periferisë për Qendër janë paraqitur shtatë candidate për kryetarë të komunave, për Aerodromin pesë, për Butelin dy, për Karposhin gjashtë, Kisella Vodën gjashtë, Gazi Babën katër, Gjorçe Petrovin gjashtë, Çairin pesë, Haraçinën tre, Sarajin katër, Shuto Orizarën gjashtë, Ilindenin katër, Petroivecin tre, Sopishten dy, Studeniçanin tre, Zelenikovën tre dhe Çuçer Sandevën katër candidate për kryetarë të komunave.

Nga komunat e tjera në vend më së paku kandidatura për kryetar të komunave, vetëm dy ka në Mavrovë Rostushë.

Për zgjedhjet lokale janë parashtruar 546 lista për këshilltarë në të gjitha komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit.

Për Qytetin e Shkupit janë parashtruar 15 lista për këshilltarë, për komunën Aerodrom nëntë, Haraçinë katër, Butel 13, Gazi Babë nëntë, Gjorçe Petrov tetë, Zelenikovë tetë, Ilinden katër, Karposh 10, Kisella Vodë nëntë, Petrovec pesë, Saraj gjashtë, Studeniçan 10, Qendër nëntë, Çair nëntë, Çuçer Sandevë tetë dhe Shuto Orizarë nëntë lista për këshilltarë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments