Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKryetari i BFI-së: Erdogani është bërë një yll në rritje në sy...

Kryetari i BFI-së: Erdogani është bërë një yll në rritje në sy të muslimanëve

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu në letrën e urimit dërguar kryetarit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Prof. Dr. Ali Erbaş me rastin e hapjes së Xhamisë Ajasofja për namaz, falënderoi presidentin e Turqisë Recep, Tayyip Erdogan.

Në deklaratën e bërë nga Diyaneti i Turqisë thuhet se rihapja e Xhamisë Ajasofja pas 86 vitesh për besimtarët ka shkaktuar gëzim në botën Islame. Sipas deklaratës në letrat që kanë dërguar krerët e bashkësive fetare të vendeve të ndryshme kanë shprehur kënaqësinë për vendimin dhe kanë falënderuar presidentin Erdoğan.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të BFI-së, Fetahu në letrën e tij ka theksuar se vendimi ka gëzuar të gjithë muslimanët. “Republika e Turqisë nën lidershipin e Erdoğan-it është bërë një yll në rritje në sy të muslimanëve të botës dhe të shtypurve dhe një burim i domosdoshëm shprese”, thuhet në deklaratën e Diyanetit duke e transmetuar letrën e Fetahut dërguar këtij institucioni.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments