Kryetari i Bashkisë së Pogradecit z.Ilir Xhakolli takon Arsim Dalipin dhe Faton Pollozhanin nga radhët e AKI-së (FOTO)

0
17

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit z.Ilir Xhakolli takon Arsim Dalipin dhe Faton Pollozhanin nga radhët e AKI-së

Sot Arsim Dalipi bashkë me Faton Pollozhanin u mirëpritën me shumë respekt nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Ilir Xhakolli.
Një takim miqësor dhe plot ide për bashkëpunim ndërmjet dy qyteteve që i lidh historia, kultura dhe mbi të gjitha Liqeni i Ohrit.

Struga dhe Pogradeci janë dy brigje të një pasurie të përbashkët, që na ndan fizikisht, por na bashkon shpirtërisht.
Diskutuam për mundësitë e zhvillimit të përbashkët turistik, kulturor dhe ekonomik, veçanërisht për lidhjen e re liqenore, një projekt që do të forcojë lëvizjen, bashkëpunimin dhe ekonominë e të dy qyteteve.

🤝 Bashkë për një rajon më të zhvilluar, me vizion dhe vullnet për të ecur përpara.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5