Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKryeministri Kovaçevski: Morëm 80 milionë euro ndihmë nga BE

Kryeministri Kovaçevski: Morëm 80 milionë euro ndihmë nga BE

Vendimet shtetërore sjellin përfitime për qytetarët dhe ata mund t’i shohin dhe ndjejnë, tha sonte kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në forumin partiak në Dellçevë.

Ai para qytetarëve të Dellçevës prezantoi masat e deritanishme të Qeverisë, politikat e ardhshme, si dhe konceptin për vizionin dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

“Morëm vendime të vështira, shtetërore. Përfitimet e atyre vendimeve shtetërore tashmë mund të shihen dhe ndjehen nga të gjithë ne, i gjithë opinioni, të gjithë qytetarët. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë larg, vetëm në pesë ditët e fundit do të përmend disa gjëra të rëndësishme në lidhje me këto përfitime. Morëm mbështetje të fortë financiare nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me krizën energjetike. Kësti i parë është në vlerën 80 milionë euro, të cilin do ta marrim në fillim të vitit të ardhshëm.

Përveç kësaj, Maqedonia e Veriut do të përfshihet në prokurimin e përbashkët të gazit dhe energjisë në nivel të Bashkimit Evropian. Jashtëzakonisht e rëndësishme në kohën e krizës globale energjetike”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, Qeveria ka luftuar që gjuha dhe identiteti maqedonas të njihet dhe konfirmohet në BE.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments