Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) javën e ardhshme ta sjellë vendimin për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregullt, që do të vlejë prej 1 janarit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. SHA EMV dje dhe pardje i parashtroi ofertat e tenderëve për çmimin e energjisë elektrike pas të cilave “EVN Elektrodistribuimi” do t’i mbulojë humbjet në sistemin distributiv dhe për çmimin për “EVN Home” për furnizim të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, ndërsa të hënën duhet ta parashtrojë ofertën për çmimin për mbulim të humbjeve në sistemin bartës të MEPSO-s.
EMV dje ofroi 56, në vend të 46 eurove të deritanishme për megavat orë për furnizim të energjisë elektrike për tregun e rregullt në thirrjen e “EVN Home”, ndërsa pardje 110 euro për megavat orë, në vend të shumës së deritanishme prej 143 euro në thirrjen për furnizim të energjisë elektrike për nevojat e humbjeve teknike në sistemin e “EVN Elektrodistribuimi”.
EMV brenda ditës siguron rreth 10.000 megavat orë energji elektrike për nevojat e “EVN Home”, 4.500 megavat orë për nevojat e “EVN Elekstrodistribuimit”, 350 deri 400 megavat për nevojat e MEPSO-s dhe rreth 500 megavat përmes “EMV Shitja” për shkollat, ndërmarrjet e ujësjellësit dhe industrinë ushqimore.