Yahoo News / AFP
Shkarkime, zhvendosje e detyruara të orarit të shkurtuar të punës, ulje e pagave në media – e gjithë kjo po ndodh gjithnjë e më shpesh në media gjatë krizës me koronavirusin, pavarësisht interesit të madh t; lexuesve për informacion. E gjithë bota është nën presion dhe kolaps në tregun e reklamave.
Viktimat e para në shtyp
Në Francë, shumë gazeta (“Parizien”, “Nuvell Republika”, “Santr Uest”) kanë anuluar pjesërisht bashkëpunimin me punonjësit, veçanërisht në departamentet ku lajmet kanë rënë për shkak të pandemisë. Mediat sportive, siç është gazeta “Ekip”, gjithashtu e përdori gjerësisht këtë masë pas ndërprerjes të ndeshjeve dhe garave sportive. Gazeta “Paris Normandi”, e cila tashmë ka përjetuar vështirësi financiare, është në likuidim.
Në Mbretërinë e Bashkuar, “Ekonomist” ka njoftuar se do të largojë nga puna 90 punonjës nga departamentet e tij administrative dhe teknike. “Gardian” gjithashtu ka ulur orarin e punës të qindra punonjësve.
Në Itali, punonjësit e agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA hynë në grevë 48 orëshe kundër një plani, sipas të cilit thonë se po balancohen pagat e redaktorëve.
Në SHBA, Conde Nast, pronarë të Vogue, World dhe Newyorker, thanë se ata po pushonin qindra të punësuar nga gjithsej 6,000. Fortune pushoi nga puna 35 persona, ose dhjetëra anëtarë të ekipit dhe uli pagat e menaxhimit me 30 për qind.
Që nga fillimi i krizës, më shumë se 36,000 punonjës të mediave amerikane, të cilët tashmë kanë pasur ulje të stafit në vitet e fundit, janë goditur nga rënia e shpenzimeve, citohet në analizën e “Njujork Tajms”.
Në të gjithë vendin, rreth 40 botime lokale raportuan gjithsej 373 pushime nga puna, sipas një liste të azhurnuar në faqen e internetit të Pointer.
Kompania, e cila është pronare e Los Anxheles Tajms, gazeta kryesore e qytetit, e cila “humbi më shumë se një të tretën e të ardhurave të saj nga reklamat dhe pret të humbasë më shumë se gjysmën në muajt në vazhdim”, njoftoi rreth 40 pushime të papaguara pa të drejtë stazhi, sipas dokumenteve të brendshme, të cituara nga Njujork Tajms.
======================
Situata në mediat online nuk është më e mirë – sipas Pointer, 300 persona janë pushuar nga puna në këtë sektor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vajs Media do të pushojë 55 punonjës në SHBA dhe 100 të tjerë në vende të tjera, citohet në njoftimin e drejtoreshës bërë për punonjësit.
Përveç krizës sanitare, drejtoresha akuzoi edhe gjigantët e të ashtuquajturit Grupi GAFA (Google, Amazon, Facebook dhe Apple) se ata ishin një kërcënim për mediat online dhe “nuk marin një pjesë të mire të byrekur por – të gjithë byrekun”, duke çuar në humbjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës në gazetari.
Sajti i informacionit dhe argëtimit Buzzfeed, i cili njoftoi një ulje pagash nga 5 deri në 25 për qind në fund të marsit, në varësi të vlerës së tyre, do të ndalojë të mbulojë lajmet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Australia.
Për disa, kriza është një mundësi për të përshpejtuar kalimin në një model ekonomik më të qëndrueshëm bazuar në parapagime.
Ky është rasti me faqen amerikane të informacionit ekonomik Kuartc, e cila do të pushojë rreth 40 për qind të stafit të saj, kryesisht në departamentin e reklamave, deklaroi pronari.
======================
Mediat elektronike, gjithashtu janë orientuar drejt uljes të pjesshme të stafit. Në SHBA, NBC Universal I uli pagat me 20 për qind, sipas Uolstrit Xhurnal.
Në Francë, Te EF 1 vuri një të tretën e stafit të saj në papunësi të pjesshme që nga prilli. BFTV / Radio Monte Karlo ka njoftuar një plan për të ndërprerë kontratat e punonjësve të përkohshëm, honorarët dhe konsulentët.
Për radiostacionet, 90 për qind e stacioneve të pavarura kanë prezantuar ulje të pjesshme të stafit që nga prilli, sipas një studimi nga sindikata e tyre SIRTI. Kjo masë pritet të zbatohet në një të tretën e radiostacioneve deri në fund të gushtit, në mënyrë që të rivendoset ekuilibri.