Instruktor në Qendrën për trajnim në Idrizovë ka gjuajtur dje me revole para një grupi prej dhjetëra kadetëve te kantina brenda Qendrës, shkruan Netpress.
“Burime tona thonë se policit instruktor Jordan K., i cili thuhet se është shumë i afërt me ministrin Oliver Spasovski, i ka penguar zhurma që e kanë bërë policët e rinj para kantinës, prandaj ka vendosur që ta ndërpresë zbavitjen duke gjuajtur me revolen zyrtare. Regrutët policorë kanë filluar të ikin kapluar nga paniku në të gjitha anët, për të shpëtuar kokën, kurse një pjesë e tyre janë lënduar lehtë mes veti duke u fshehur përreth drunjve që janë aty afër. Disa prej tyre dyshojnë se instruktori ndoshta ka qenë i dehur”, transmeton Netpress.Në MPB e kanë konfirmuar incidentin, por sipas tyre, bëhet fjalë për municion qëshfrytëzohet për aktivitete trajnuese.
“Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së, i ka kryer verifikimet e nevojshme me ç’rast është konstatuar se më 28 shkurt rreth orës 23 në Qendrën për trajnime të MPB-së në Idrizovë, pas festimit për trajnimin e kryer, eprori kujdestar ka dhënë urdhër që të shpërndahen kadetët e grumbulluar dhe të nisen drejt paviloneve. Pasi kadetët nuk e kanë respektuar urdhrin e tij, ai me revolen zyrtare ka shtënë në ajr një plumb- municion simultan që shfrytëzohet për aktivitete trajnuese. Për shkak të veprimit në kundërshtim me rregullat, kundër eprorit do të ndërmerren masa disiplinore në pajtim me marrëveshjen kolektive të MPB-së”.