NJOFTIM
Së shpejti do të krijohet Këshilli Mbikëqyrës dhe Këshilli i Pajtimit Kombëtar ne ILIRID i përbërë nga:
– FORUMI NDERKOMBËTAR PËR TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT.
– KËSHILLI I PROTESTAVE
– KËSHILLI I INTELEKTUALËVE
– DIASPORA SHQIPTARE NË AMERIKË ,EUROPË DHE BOTË.
Qëllimi i këtij këshilli është:
-Të mbështes dhe të përkrah opozitën shqiptare për koalicion parazgjedhor;
-Të kërkojë dhe t’u sugjerojë partive politike shqiptare që janë të kapura dhe të blera nga agjenturat e huaja të bëjnë kthesën e madhe, përndryshe do të denoncohen hapur për tradhti ndaj kombit;
-Të kërkojë nga partitë politike hetim ndërkombëtar për rastet e montuara politike;
-Te ndikojë në vetëdijesimin e popullatës për të luftuar armikun në vetvete dhe te dijë se kujt t’ia japin votën;
-Të kërkojë nga partitë shqiptare të vënë si kusht në pjesëmarrjen e koalicionit qeverisës (pa shqiptarët nuk bëhet qeveria e koalicionit) hapjen kushtetutës dhe ndryshimeve kushtetuese, ku shqiptarët do të jenë shtetformues dhe gjuha shqipe zyrtare;
-Të kërkojë te partitë që të ndryshohet sistemi qeverisës nga unitar në federal apo konfederal;
-Të kërkojë decentralizimin e pushtetit lokal dhe shpërndarjen proporcionale të buxhetit sipas komunave;
-Të kërkojë komision ndërkombëtar për regjistrimin e popullsisë;
– Të ndikojë që dhe shteti shqiptar i kapur nga agjenturat t’i kthehet interesit kombëtar dhe t’i mbrojë shqiptarët jashtë kufijve, sipas nenit 8 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.
Është koha e fundit që ky mesazh t’u drejtohet të gjithë veprimtarëve dhe atdhetarëve shqiptarë, që ky Këshill të formohet në emër të shpëtimit kombëtar të shqiptarëve të Iliridës për t’i luftua partitë e agjenturave dhe për t’i vetëdijesuar shqiptarët.
Na priftë e mbara!
Dr. Adil Mustafa, IGFM – Maqedoni.