Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKrasniqi: Qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e dhimbje në Ballkan,...

Krasniqi: Qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e dhimbje në Ballkan, vazhdojnë të enden të lirë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës në 27 vjetorin e saj, duke thënë se asnjëherë s’do të harrohet, e asnjëherë të mos përsëritet.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi tutje thotë se qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhimbje në Ballkan, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar, njofton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të kreut të PDK-së:

Sot, bota shënon 27 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku mbi 8 mijë djem, burra e pleq u ekzekutuan në harkun e pesë ditëve, në aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në këtë projeksion tragjik, të planifikuar e çnjerëzor, shumë nëna u lanë pa fëmijë, motra pa vëllezër, vajza pa baballarë – e një regjion i tërë pa burra.

Kriminelët serb, të udhëhequr nga kasapi Ratko Mladiç, nuk kishin kursyer as fëmijët e gratë.

Vajza e familjes Muhiç, e lindur më 13 korrik 1995 dhe Saha Izmirliç, e lindur më 1901, janë viktimat më të reja, respektivisht më të vjetra, të gjetura në varrezën masive të Potoçarit.

I njëjti mentalitet sistematik, i orkestruar e gjakatar serb, i ngritur mbi vdekjet e përndjekjet, me karakter të pastër gjenocidal e duke mos kursyer askënd, u realizua edhe në Kosovë më 1998-99.

Fatkeqësisht, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhimbje në Ballkan, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar.

Asnjëherë nuk do të harrojmë – asnjëherë të mos përsëritet! #Srebrenica

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!