Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKovaçevski: Për përballje me krizën nevojitet punë, jo dukë dhënë deklarata e...

Kovaçevski: Për përballje me krizën nevojitet punë, jo dukë dhënë deklarata e intervista

Me krizën ekonomike dhe energjetike njeriu nuk mund të përballet përmes deklaratave dhe intervistave televizive, por vetëm me punë, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi vizitoi fabrikat në Strugë dhe Ohër.

Kovaçevski edhe një herë apeloi deri tek qytetarët të mos kenë frikë, sepse siç tha, rrymë dhe ngrohje do të ketë.

“Qytetarët nuk duhet të kenë frikë sepse energji elektrike do të ketë dhe banorët e Shkupit nuk do të mbeten pa energji termike. Punojmë në kushte të një krize jashtëzakonisht të madhe, çmimet e energjensave ndryshojnë në bazë ditore. Tani për shembull, ka rënie të karburantit, por nuk shoh opozita të thotë se për shtatë deri në nëntë denarë është ulur çmimi, ndërsa kur rritet për dy denarë nuk mund askush t’i largojë nga konferencat për shtyp. Vetëm se vërtetohet rregulli se me krizën ekonomike dhe energjetike nuk mund të përballesh përmes deklaratave dhe intervistave televizive, por vetëm me punë të palodhshme”, tha kryeministri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments