Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKovaçevski: Në vitin 2030 do të hyjmë në BE

Kovaçevski: Në vitin 2030 do të hyjmë në BE

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski sonte deklaroi se kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel dy herë ka përsëritur se ka përcaktim konkret për zgjerimin e BE-së – 2030, si dhe se ata që janë më të shpejtë në reformat e tyre, do të jenë të parët që do të hyjnë në Bashkimin Evropian në vitin 2030.

“Dua të sqaroj tre dilema në fillim: Së pari, se pas një kohe të gjatë, kryetari i Këshillit Evropian në Bled dhe përsëri në televizionin Sllovenia tha se ekziston një përcaktim konkret për zgjerimin e Bashkimit Evropian, e ai është viti 2030, dhe ky është i njëjti vit për të cilin themi se Maqedonia e Veriut do të jetë e gatshme”, theksoi ai në fillim të tribunës me temë “BE-ja për ekonominë e Maqedonisë”, me të cilën në Shkup sot filloi fushata “Ne jemi Evropa”.

Kovaçevski, duke e potencuar deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron për “Evropë me më shumë shpejtësi”, vlerësoi se “kjo do të thotë se ata që janë më të shpejtë në reformat e tyre, të parët do të hyjnë në vitin 2023 në Bashkimin Evropian”.

“Gjithashtu nga këtu dua të përgënjeshtroj edhe propagandistët e paguar nga vendet e treta që nuk duan ta shohin këtë vend në BE, t’i përgënjeshtroj strukturat e shërbimeve të mëparshme të Sigurimit shtetëror që nga koha e Jugosllavisë, të cilët gjithashtu nuk duan që ta shohin këtë vend në BE dhe ata, bizneset e të cilëve mendojnë se mund të punojnë vetëm në një vend të izoluar, presidenti Makron tha po, Evropa me shumë shpejtësi, por kjo do të thotë se ata që janë më të shpejtë në reformat e tyre, do të jenë të parët që do të hyjnë në Bashkimin Evropian në vitin 2030”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri tha se të gjitha vendimet strategjike që i merr kjo Qeveri dhe që do t’i marrë, kanë qëllim strategjik, e ai është zhvillimi i ekonomisë, zhvillimi sektorit privat, punësimet e reja dhe vende më mirë të paguara të punës.

Me tribunën, e cila mbahet në qendër të Shkupit, me temë “BE-ja për ekonominë e Maqedonisë së Veriut” në Shkup sot ka filluar fushata ‘Ne jemi Evropa’. Ngjarja është pjesë e karvanit informativ me moton “Panairi i vlerave evropiane”, e në kuadër të karvanit do të prezantohen mundësitë dhe përfitimet nga negociatat, të cilat i ofron anëtarësimi në BE.

Sonte fjalime do të mbajnë edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ambasadori spanjoll, e tjerë. Në ngjarjen marrin pjesë edhe shumë ministra, ish kryeministri Vllado Buçkovski, si dhe shumë qytetarë.

Fushata “Ne jemi Evropë” do të realizohet në tetë qytete në shtet, Shkup, Manastir, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Shtip. Temat që do të përfshihen janë ekonomia, kultura, energjetika, turizmi, bujqësia, të rinjtë, infrastruktura dhe politika sociale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!