Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKovaçevski: Na pret një dimër shumë i rëndë, sikur pas Luftës së...

Kovaçevski: Na pret një dimër shumë i rëndë, sikur pas Luftës së Dytë Botërore

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së sotme ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeverisës nuk planifikojnë takim liderësh ku do të diskutohej për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij vendin e presin muaj të vështirë si pasojë e krizës globale në ekonomi dhe energjetikë.

“Në agjendë një takim i tillë kemi treguar tashmë edhe si parti politike, por edhe partnerët e koalicionit thanë se një takim i tillë nuk duhet të mbahet sepse një kërkesë e tillë vjen në kushte të krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, kemi para dimrin më të rëndë të kësaj gjenerate dhe gjeneratave më të vjetra, me të cilën do të duhet të ballafaqohemi dhe për të cilën natë e ditë përgatisim plane për muajt e dimrit”, ka deklaruar Kovaçevski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments