Qeveria është në përgatitje të masave të reja anti krizë të cilët do t’ju dedikohen qytetarëve të kategorive më të rrezikuara në vend. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Tetova, duke shtuar se tashmë janë nisur diskutimet me odat ekonomike sa i për ketë masave të reja,
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Tashmë janë ndarë 76 milionë euro siç shihni ka nisur dialogu me odat ekonomike rreth definimit të masave, mbi të gjitha për furnizim me energji elektrike. Gjithashtu janë marrë vendimet e para për të siguruar energji ngrohëse për Qytetin e Shkupit dhe energji elektrike në sasi të mjaftueshme për të gjithë qytetarët dhe kompanitë në vend”.
Kovaçevski tha se qysh në fillim të vitit ka paralajmëruar se ky dimër do të jetë një ndër më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq siguroi se ekzekutivi po punon pa ndërprerë për të siguruar lëndët e para për energjenca.
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Detyra kryesore do të jetë që të sigurojmë energji elektrike dhe energjenca gjatë dimrit. Ju e dini se jemi shtet që 100 për qind furnizohet me gaz nga Rusia dhe do të duhet të sigurojmë furnizim të pandërprerë edhe përmes burimeve alternative. Për këtë ministrat e resorëve punojnë bashkë me shtetet fqinje rreth kësaj, nëse paraqitet mungesa e energjisë elektrike në kontitnentin evropian, gjithashtu jemi në bisedime me Komisionin Evropian për furnizim me energji elektrike.
Ai shtoi se Kompanitë e sektorit elektro-energjetik tashmë punojnë në sigurimin e likuiditetit të nevojshëm dhe nevojën e lëndëve të para për furnizim të pandërprerë me energji elektrike.
Enis Murtezi /SHENJA/