Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëKosova bëhet me ushtri, NATO’s dhe Amerikës i shtohet një aleat në...

Kosova bëhet me ushtri, NATO’s dhe Amerikës i shtohet një aleat në Ballkan

Kuvendi votoi edhe për projektligjin e tretë dhe të fundit nga pakoja e ligjeve që e bëjnë Kosovën me Ushtri.

Është votuar me 107 vota pro projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë, raporton Gazeta Express.

Projektligji për Forcën Shërbimin në Forcën Sigurisë së Kosovës, i fundit nga pakoja e projektligjeve, është votuar sot në lexim të dytë nga të gjithë deputetë në sallë.

Deputetët e Kuvendit sot kanë votuar përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë.

Projektligji i parë, për të cilin votohet votuan 106 pro dhe një abstenoi, ktheu Ministrinë e FSK’së në Ministri të Mbrojtës.

Ndërsa, deputetët votuan edhe projektligjin për Forcën e Sigurisë.

Pas disa tentimeve të dështuara për të formuar ushtrinë, së fundmi, Qeveria e Kosovës kishte transformimin e FSK’së në ushtri, shkruan Gazeta Express.

Kjo nismë erdhi pas kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka marrë përkrahjen nga Sekretari amerikan e Mbrojtjes, James Mattis, që ushtria të formohet sipas ligjit.

Ndërsa Kosova, që po bëhet me ushtri pas gati 11 vjetësh pavarësi, nuk e ka marrë përkrahjen nga të gjithë aleatët e saj,

Shumë shtete, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, i kanë kërkuar Kosovës që të mos ngutet dhe të pres që ushtrinë ta formojë me ndryshime kushtetuese.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!