Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiKoronavirusi/ Të gjithë të rinjtë duhet të lexojnë këtë mesazh

Koronavirusi/ Të gjithë të rinjtë duhet të lexojnë këtë mesazh

Megjithëse Covid-19 deri më tani në përgjithësi po prek të sëmurët kronik dhe të moshuarit, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebres, u ka tërhequr vëmendjen të gjithë të rinjve : ‘Ju nuk jeni të paprekshëm’.

“Të dhënat nga shumë vende tregojnë qartë se njerëzit nën 50 vjeç përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pacientëve që kërkojnë shtrimin në spital,” tha Tedros.

Por ai u ka bërë thirrje të rinjve që të marrin seriozisht rrezikun nga Covic-19.

“Ky koronavirus mund të ju shtrojë në spital për disa javë, ose edhe të ju vras”, theksoi ai.

Tedros theksoi se edhe pse të rinjtë mund të mos shfaqin simptome pas infektimit me virus, ‘zgjidhja që ju bëni rreth asaj se ku shkoni mund të bëjë dallimin në mes të jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 22 raste me koronavirus.

Covid-19 në mbarë botën ka infektuar më shumë se 265,000 persona, ka marrë jetën e më shumë se 11.000 tjerëve.

Pacientët mbi 65 vjet janë pesë herë më të rrezikuar të vdesin, sipas hulumtimeve të publikuara këtë javë.

Megjithatë, pas përhapjes së virusit në Kinë, Europë dhe Amerikën e Veriut, po rritet numri i të rinjve të hospitalizuar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!