Sunday, May 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKoronavirusi/ Rekord i zi në SHBA, 1169 të vdekur 24 orët e...

Koronavirusi/ Rekord i zi në SHBA, 1169 të vdekur 24 orët e fundit

Mbarë bota është paralizuar nga koronavirusi ndërsa numri i të infektuarve dhe vdekjeve sa vjen e shtohet çdo ditë. Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më të prekuara aktualisht.

Referuar universitetit John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 1169 të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo natyrisht përbën numrin më të lartë të vdekjeve gjatë 24 orëve që në momentin që ka nisur përhapja e virusit.

Në total në SHBA ka rreth 6000 viktima, ndërsa zyrtarsisht të konfirmuar janë 244 mijë raste me Covid-19. New York-u mban vendin e parë me plot 1500 persona të vdekur nga koronavirusi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments