Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp ka ritheksuar se numri i të diagnostikuarve me Covid-19 po rritet me shpejtësi. Filipçe theksoi se Shkupi për momentin ka kapacitete për të pranuar pacientë nëpër spitale, por që në disa qytete tjera nuk ka vende të lira nëpër repartet infektive.
“Me të vërtetë është rritur numri i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 ditëve të fundit, me të vërtet është rritur numri i pacientëve që vijnë për tu pranuar në spital. Po mbushet kapaciteti me shpejtësi në të gjitha repartet infektive, jo edhe në Shkup, por gjithkund në vend. Gjatë mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur vende të lira në Kumanovë, në Strumicë, nuk ka pasur vende të lira edhe në spitalin e Velesit dhe këto pacientë janë transferuar në Shkup. Pesë pacientë janë pranuar në Spitalin “8 Shtatori”, 13 në Klinikën Infektive…ku ka edhe dhjetëra vende të lira, dhe po përgatisim kapacitete e spitalit modular.