Numri i të prekurve me koronavirus në Gjermani është rritur me 4,391 persona vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 19,711 të infektuar, sipas agjensisë federale të shëndetit publik.
”59 viktima janë bilanci i viktimave si rezultat i koronavirusit, ku 15 janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit”, tha kreu i RKI, Lothar Wieler.
“Ne do të shohim më tepër fatalitete gjatë javëve në vazhdim, përfshirë këtu edhe në Gjermani”, shtoi ai.
Kreu i RKI foli gjithashtu edhe në lidhje me kapacitetet spitalore në vend.
“Më shumë njerëz do të infektohen; më shumë njerëz do të përfundojnë në dhomën e urgjencës dhe për këtë arsye duhet të kemi frikë se nuk do të ketë vende të mjaftueshme për ventilatorë”, tha Wieler.
Gjermania është në fillim të shpërthimit të pandemisë, paralajmëroi Wieler, Ai u bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancë nga njëri-tjetri për të luftuar pandeminë, por shtoi më tej se i takon autoriteteve lokale të vendosin masa specifike të hartuara për të parandaluar për përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.