Pavarësisht se qeveria shqiptare ka marrë masa të rrepta për të ndaluar qarkullimet dhe grumbillimet e njerëzve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, frika ekziston sërish.
Kjo pasi qytetarët prap janë të detyruar të dalin dhe të marrin gjërat bazike për t’u ushqyer.
Një problem që është diskutuar shpesh është edhe prerja e bukës në furrat e vendit.
Kështu, Shoqata e Bukes, Pastiçerise dhe Brumrave sygjeron që për arsye sigurie, buka nuk duhet të pritet më.
Kjo pasi sipas tyre, prerja rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve.
Si duket, prerja e bukës me makineri, mund “të prishë guackën mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë nisur nga shqetësimet e vazhdueshme është e nevojshme të ritrajtojmë edhe njëherë problemin e prerjes bukës. Është tepër e nevojshme ndalimi në mënyrë absolute i prerjes bukës, pasi rrezikon në maksimum shëndetin e klientëve .
Një buke e prerë do të thotë prishja e guackës mbrojtëse të bukës që është pjekur me temperaturë 230-240 °,dhe prishja e kësaj guacke krijon pasoja shumë të mëdha për intoksikimin.
Në kushtet e tanishme të Covid-19 është tepër e nevojshme të ndalohet prerja e bukës në mënyrë absolute , kjo tju bëhet e qartë të gjithë klientëve dhe makina prerëse të largohet nga pjesa e prerjes që kemi zakonisht. Në të njëjtën kohë është e nevojshme për furrat e bukës që kanë shërbimin e kafesë të ndalohet kafeja ambulatore sepse kjo krijon premisa për grumbillimin e njerëzve dhe për daljen e tyre nga shpia si një shërbim ekstra që e kemi vetëm ne.
Për të dyja këto kemi vërejtje edhe nga institucionet dhe kërkesa nga klientët , prandaj është e nevojshme që ti zbatojmë për të qënë regull me respektimin e ligjeve te shtetit për këtë periudhë.