Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriKoronavirusi i mori jetën biznesmenit, kryetari i bashkisë së Pukës bën dedikimin...

Koronavirusi i mori jetën biznesmenit, kryetari i bashkisë së Pukës bën dedikimin e dhimbshëm

Ditën e sotme koronavirusi i mori jetën edhe 43 vjecarit biznesmen nga Puka.

Pas këtij lajmi ka reguar edhe kryetari i bashkisë së Pukës me një mesazh ngushëllimi.

MESAZH NGUSHËLLIMI NGA KREU I BASHKISË PUKË PËR NDARJEN E PARAKOHSHME NGA JETA TË DREJTORIT RAJONAL TË REZERVAVE TË SHTETIT, NDUE MARINAJ

Të nderuar miq, fati I keq e deshi që sot të jem I detyruar të ndaj me Ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj.

Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh.

Ndoja I cili iku sot ashtu në menyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorve më të mëdhenjë në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen I suksesshëm gjurmët e të cilit I ndjejm kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat I ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalshin e vetem “E bëj për Zotin”, tek I cili u dorëzua sot.

Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu I gjendshëm kurdo e kudo.

S’fundmi si drejtor rajonal I Rezervave të Shtetit për zonen e Veriut me qendër në Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gadishmërin dhe korrektësin në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit .

Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak!
Do të na mungoj një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij!

Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë.

Personalisht do të më mungoi miku im më I mirë, I cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot.

Në këtë ngjarje që na tronditi të gjithve pa masë në emer të komunitetit pukjan I shpreh ngushëllimet e sinqerta, prinderve, fëmijëve, bashkëshortës dhe të gjithë të afërmve.

Zoti na e lehtësoft të gjithëve këtë dhimbje të madhe!
Të nderuar bashkqyetar, JU LUTEM merreni seriozisht kërcenimin nga ky Virus. JU LUTEM tregoni kujdes. Bejeni për veten tuaj, për familjen dhe Shoqerinë.

Po kalojmë kohë të vështira dhe me rrezik serioz !
Zoti na ndihmoft të gjithve!
U prehsh ne PAQE miku im!

Gjon Gjonaj
Kryetar I bashkise Pukë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!