Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKorona Virusi/ Shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë

Korona Virusi/ Shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë

Krahas shpalljes së gjendjes së krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë, do të mbyllen vendkalimi kufitar Xhepishtë – Trebishtë dhe vendkalimi kufitar Bllatë, si dhe Qendra e skijimit “Zare Llazarevski” në Mavrovë.

Këtë vendim e solli Qeveria në mbledhjen e sotme të 18-të në të cilën e shqyrtoi Procesverbalin nga Mbledhja e pestë e Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për Menaxhim me kriza, mbajtur më 13 mars 2020, lidhur me nevojën e ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për preventivë nga përhapja e Koronavirusit Covid-19.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, në mbledhje është sjellë Vendimi për plotësim të Vendimit për masa për parandalim të futjes dhe përhapjes së Koronavirusit, përkatësisht banorët nga rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë të cilët janë jashtë territorit të këtyre komunave, mund të kthehen në shtëpitë e tyre sot deri në orën 00:00 në mesnatë.

Qeveria e miratoi vendimin e Komitetit menaxhues për ndalesa dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në një pjesë të territorit të RMV-së në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, me të cilin rregullohet masa e ndalesës për lëvizje, përkatësisht hyrje dhe dalje nga rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe masa për vendosje të regjimit të posaçëm të lëvizjes së popullatës brenda këtyre rajoneve.

“Qeveria e miratoi procesverbalin nga Mbledhja e pestë e Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për Menaxhim me kriza, mbajtur më 13 mars 2020, përkatësisht e pranoi propozimin dhe solli Vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të parandalimit të futjes dhe përhapjes së Koronavirusit Covid-19”, ceket në kumtesën e Qeverisë.

Periudha për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të parandalimit të futjes dhe përhapjes së Koronavirusit Covid-19, ndërkaq me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, është më së shumti deri 30 ditë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!