Për të gjithë ata që janë të fiksuar pas konsumit të kafes ka një lajm të mirë.
Sipas një studimi të fundit që është kryer nga Kolegji Amerikan i kardiologjisë, kafja ul ndjeshëm rrezikun nga sulmi në zemër.
Referuar hulumtimit, u arrit në konkluzionin se konsumi i tre kafeve në ditë jo vetëm që nuk e dëmton zemrën, po përkundrazi ulet rreziku i atakut.
Ky studim i fundit rrëzon të gjitha përfundimet e arritura më herët sipas të cilave kafja sjell probleme për zemrën.
Po ashtu, konsumi i kafes ul me 13 % rrezikun për goditje në tru.