Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKonsullata me seli në Strugë i "bashkoi" politikanët shqiptar (FOTO)

Konsullata me seli në Strugë i “bashkoi” politikanët shqiptar (FOTO)

Në Shkup, sonte, isha i ftuar i nderit, në darkën e mikut tim, Arsim Prapanikut, me rastin e emërimit të tij, Konsull i Nderit i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Kjo darkë solemne, bashkoi sërish miqtë dhe kontribuuesit e lirisë së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë, me bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët nga kjo pjesë e trojeve etnike.

Gjithsesi, Arsim Papraniku, me angazhimin e tij dhe përkushtimin atdhetar, me plotë meritë, është Konsull nderi, i cili në mënyrën më shembullore do të prezantoj interesat e Kosovës, ashtu siç ishte flamurtar i interesave të Kosovës në kohë tepër të vështirë.

Diplomacia jonë, me këtë emërim, fiton krah të fortë në vendin mik që ka të njëjtat synime me vendin tonë, integrimin euro-atlantik. Por, edhe zhvillimi ekonomik, mbështetet në patriotët me vizion të përparuar për zhvillim, një nga ta është edhe Arsimi, i cili, interesin e Kosovës dhe shqiptarëve kudo jetojnë, e kishte dhe ka prioritet të angazhimit të tij.

Krenar me ty, Konsull nderi, miku im, Arsim Papraniku!

Ramiz Lladrovci

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments