Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Boris Kondarko , njoftoi se procesi i votimit për grupet e kategorizuara, po zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë problem ose vërejtje nga asnjë komision komunal zgjedhor.
Qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, tha ai, duke shtuar se të gjitha komunat, komisionet zgjedhore dhe komisionet e vendvotimeve që kishin njoftuar votim për personat e sëmurë dhe të moshuar, po zhvillojnë votimin pa asnjë vështirësi.
“Në këtë rast dua t’i sqaroj publikut dhe mediave se sot nuk publikohen rezultatet e votimit të këtyre kategorive të personave, sepse kështu parashikon ligji zgjedhor dhe kjo është praktikë në të gjitha zgjedhjet. Votimi i sotëm i këtyre kategorive të votuesve, fletët e votimit vendosen secila në një zarf të veçantë dhe më pas në kutinë e votimit. Sot, kutitë e votimit dhe zarfet e këtyre votuesve nuk hapen dhe rezultatet nuk publikohen, ato do të numërohen nesër pas përfundimit të votimit së bashku me të gjitha fletëvotimet e tjera”, tha Kondarko.