Qytetarë të papërgjegjshëm të Strugës uzurpojnë hapësira me hedhjen e mbeturinave ndërtimore dhe me gjithçka të panevojshme nga shtëpitë e tyre ,pranë kontejnerëve për mbeturina.
Qytetarët të cilët hedhin mbeturina ndërtimore dhe mbetje shtëpiake pranë kontejnerëve e shkelin Ligjin për pastërti publike dhe nga ana e inspektorëve komunal mund të dënohen me gjobë prej 200-300 euro.
NP Komunale-Strugë ju bën thirrje inspektorëve komunal që ti dënojnë të gjithë ata, që veprojnë në këtë menyrë.
Komunalja e Strugës