Komuna e Strugës: Ziadin Sela ka harxhuar mbi 150.000 euro në vit për mirë mbajtjen e veturave
Të nderuar qytetar strugan,
Dëshirojm t’ju informojmë se qeverisja e mëparshme nga keq menaxhimi dhe keq përdorimet që kanë bërë me veturat në pronësi të Komunës së Strugës e kanë sjellë gjendjen që të gjashtë veturat e komunës të jenë në gjendje shumë të keqe edhe pse për to janë shpenzuar më shumë se 150.000 euro në vit. Ka rezultuar nga verifikimi faktik se për këto vetura nuk është bërë asnjë investim për mirëmbajtjen e tyre të cilat janë lënë në gjendje të mjerueshme. Gjendja aktuale tregon që dhe nevojat kryesore dhe elementare në interes të komunës nuk mund të plotësohen me veturat aktuale.
Qytetar të nderuar, koha e keqpërdorimeve ka përfunduar dhe të jeni të sigurt se ne si komunë kemi sjell vendim që të gjashtë veturat nëpërmjet licitimit publik të shiten dhe në të njëjtën kohë furnizimi i ri do të lehtësoj buxhetin e komunës me shumat e larta për mirëmbajtjen e veturave të cilat arrinin vlerën prej 150 000 euro.
Ne jemi të bindur se me vendimet e reja do të ulim shpenzimet të cilët janë realizuar në dëm të qytetarëve strugan duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Strugës.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun
Komuna e Strugës