Komuna e Strugës: Vazhdojmë aksionin për lirimin e hapësirave të uzurpuara (FOTO)

0
14

Sot pas ndërhyrjes së inspektoriatit ndërtimor në rrugën Marshall Tito pran tregut të gjelbërt është larguar objekti pa leje i cila ka penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Gjithashtu sot është larguar dhe një objekt i ashtuquajtur LAVAZH në rrugën JNA i cili ka qënë i vendosur kundër ligjit.

Aksioni sot ka përfunduar me largimin e një pjese të lokalit Vanila Plazha në afërsi të stadiumit të qytetit buz Liqenit.

Aksioni do të vazhdonjë edhe në ditët në vazhdim.
Zyra për marrëdhënie me publikun-Komuna e Strugës