Struga me bulevard dhe sallë të re sportive
Gjatë ditës së djeshme, Kryetari I Komunës së Strugës bashkë me këshilltarët e Komunës së Strugës ndoqën nga afër punimet në bulevardin e ri i cili është në fazë përfundimtare dhe sallën e re sportive te SHMK “ Niko Nestor” .
Projekti për sallën e re sportive vjen si rezultati i bashkëpunimit të Komunës së Strugës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Programin për ndërtim të sallës sportive deri 1500 m2, ku parashikohet të ndërtohet sallë me kushte dhe standarde evropiane.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës