Rezervuari për ujë të pijshëm në f.Llabunishtë drejt fazës përfundimtare
Punimet për ndërtimin e rezervuarit për furnizim me ujë të pijshëm në f. Llabunishtë janë drejt fazës përfundimtare. Së shpejti një nga problemet që së fundmi ka shqetësuar banorët e fshatit Llabunishtë do të zgjidhet përfundimisht me ndërtimin e rezervuarit për ujë të pijshëm me kapacitet prej 700 m3.
Ky projekt u realizua falë investimit dhe bashkëpunimit të Komunës së Strugës me Ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ashtu që tetë milionë denarë u ndanë nga Komuna e Strugës ndërsa katër milionë denarë u ndanë nga Minisitria për Mjedis Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ky është rezervuari i dytë për ujë në Labunisht, që tërësisht do t’i kënaq nevojat e banorëve të këtij fshati me ujë të pastër për pirje dhe nevoja të tjera.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës