Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKomuna e Strugës: Plani Gjeneral dhe Planet detale u harruan nga qeverisja...

Komuna e Strugës: Plani Gjeneral dhe Planet detale u harruan nga qeverisja e kaluar katër vjeçare

Plani Gjeneral dhe Planet detale u harruan nga qeverisja e kaluar katër vjecare

Gjatë mandatit të kaluar 4 vjecar, qeverisja e kaluar nuk ka punuar pothuajse aspak me Planin Gjeneral të Qytetit dhe me Planet detale. Si pasojë e kësaj shumë projekte zhvillimore kanë ngecur edhe përkundër interesit nga investitorë të vendit dhe të huaj. Ndërtimet e bëra pa leje dhe mandej legalizimi i të njëjtave i përkrahur nga ligji për legalizimet ka ndihmuar në urbanizimin pa kritere të vendit.

Kryetari Merko po realizon një sërë takimesh të njëpasnjëshme me institucionet kompetente si BNJVL, Ministrinë për transport dhe lidhje me qëllim për ta rinisur punën nga aty ku ai e kishte lënë për përpunimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit Gjeneral Urbanistik ku do të harmonizohen kërkesat individuale të komunitetit dhe interesave të përgjithshme.

PGJU i ri do të mundësojë avancimin e infrastrukturës ekzistuese – ujë, energjetik, telekomunikimi – do të bazohen në resurset ekzistuese nëntokësore dhe mbitokësore të komunës duke i shfrytëzuar ato në mënyrë racionale duke pasur parasysh mbrojtjen e ambientit dhe mos shkatërrimin e këtyre resurseve.

Komuna e Strugës punon në mënyrë transparente, planet urbanistike janë të publikuara për qytetarët me mundësi për ankesë dhe bashkëpunim gjatë përpunimit të planeve urbanistike, respektivisht të njësive urbane ku ato jetojnë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!