Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKomuna e Strugës i propozon Qeverisë së RMV-së mësimi të zhvillohet...

Komuna e Strugës i propozon Qeverisë së RMV-së mësimi të zhvillohet sipas modelit me pjesëmarrje fizike

Komuna e Strugës i propozon Qeverisë së RMV-së mësimi të zhvillohet sipas modelit me pjesëmarrje fizike

Sot, në hapësirat e sallës së Këshillit Komunal u mbajt takim mes udhëheqësit të sektorit për shkencë dhe arsim z.Dashmir Nasufi dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Strugës. Në takim u diskutua rreth modeleve për zhvillimin e mësimdhënies në shkollat fillore dhe të mesme të propozuara nga Qeveria e RMV-së dhe më pas u propozua që drejtorët e shkollave të hartojnë plan programe për njërin nga modelet e propozuara, duke u bazuar në kushtet që shkollat komunale ofrojnë, në bashkëpunim me Këshillin e prindërve në mënyrë që të merren parasysh nevojat dhe kërkesat e nxënësve.

Gjatë diskutimit mbi modelet e organizimit të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme u arrit në përfundim se modeli me pjesëmarrje fizike do të jetë modeli më i përshtatshëm dhe më efektiv për nxënësit, por mbetet që ky model të shqyrtohet fillimisht nga Këshilli i prindërve dhe më pas nga epidemiologët dhe Qeveria të cilët do të marrin vendimin përfundimtar.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës
*****
Општина Струга и предлага на Владата на РСМ наставата да се одвива според моделот со физичко присуство

Денес, во салата на Советот на Општина Струга се одржа средба меѓу раководителот на секторот за наука и образование г-дин Дашмир Насуфи и директорите на основните и средните училишта на Општина Струга. На средбата се дискутираше за моделите според кои наставата ќе се одржи во основните и средните училишта, предложени од Владата на РСМ и воедно беше предложено директорите на училиштата да изготват наставен план за еден од моделите што ги предлага владата во соработка со советот на родители имајќи ги во предвид условите во кои работат училиштата, со цел да се задоволат потребите и барањата на учениците.

За време на дискусијата за моделите на организирање на наставата во основните и средните училишта беше заклучено дека моделот со физичко присуство е најсоодветен и поефективен модел за учениците, но овој предлог останува да се разгледа првично од страна на Советот на родители, а потоа и од епидемиолозите и од Владата, кои и ќе ја донесат конечната одлука.

Канцеларија за односи со јавност,
Општина Струга

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!