Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, duket se nuk është dorëzuar ende pas humbjes së mbrëmshme, duke thënë se që tani do të rezervojnë hotelin për vitin e ardhshëm në Stamboll, ku do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve.
Mbrëmë Real Madridi u shpall kampion i Ligës së Kampionëve, pasi mposhti skuadrën e Jurgen Klopp, me rezultat 1-0.
“Ku është finalja e radhës? Në Stamboll? Do të rezervojmë hotelin që tani”, tha Klopp pas ndeshjes.
I pyetur se pse humbi Liverpooli, Klopp tha se Reali dha një gol, ndërsa Liverpooli nuk e dha.
“Ne luajtëm një lojë të mirë, nuk ishte perfekte, por nuk mendoj se do mund të luanim një lojë perfekte kundër një skuadre të tillë”, u shpreh trajneri gjerman.
“Kur portieri është lojtar i ndeshjes, atëherë diçka nuk është në rregull. Ata patën vetëm një goditje në portë, ndërsa ne patëm nëntë, kjo është një shenjë e mirë për ekipin. Problemi është se ata shënuan, ndërsa ne jo”.