Njëzetedyvjeçarja Loredana Zefi nga Zvicra, për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të tubojë mbi 300.000 përkrahës në Instagram. Me mënyrën e saj, shqiptarja e re po e përçan komunitetin shqiptar.
Përderisa kënga «Habibi» e reperit dhe këngëtarit francez Maître dëgjohet në sfond, në veturë është ulur Loredana Zefi nga Emmenbrücke e Lucernit dhe këngën e interpreton në mënyrën e saj, që do të thotë, ajo i lëvizë buzët pa kënduar fare dhe me këtë rast bën lëvizje. «Kjo video më ka hapur rrugë. Papritmas u bëra e famshme», ka pohuar përmes të përditshmes zvicerane „20 Minuten“, përcjellë Shtegu.com.
Në ndërkohë, vajza e re me prejardhje shqiptare, në Instagram ka mbi 322.000 përkrahës, edhe përkundër faktit që vetëm para një viti ka profilin publik. Me këtë shifër, ajo ia ka tejkaluar komikut shqiptar Bendrit Bajra dhe turkut Zeki Bulgurcu dhe është shumë pak më e vogël se modeli i fitnesit Anja Zeidler. Pra së gjithash, Loredana është e adhuruar nga rusët dhe gjermanët, por edhe nga komuniteti shqiptar në Zvicër, shkruan më tej gazetarja shqiptare Q. L. në gazetën „20 Minuten“. Por, Loredana mbetet edhe më tej modeste: «Për mua është me rëndësi që të ngeli me këmbë në tokë, ajo që në të vërtetë jam. Nuk do ta vlerësoja vetveten si të famshme».
Suksesin e saj, shqiptarja nha Lucerni e argumenton me interpretimin e saj si fëmijë, me «ndjenjën për ritmin dhe tekstin» e saj. Ate e ka në gjak. Ajo gjithashtu shkruan tekste dhe bën muzikë. Edhe miku i saj, Gramoz Aliu (22) alias Mozzik, një reper i njohur nga Kosova e adhuron muzikën. «Kjo na bashkon dhe për ne është argëtim».
Tetorin e kaluar, Loredana ishte ftuar në shoun televiziv «Fol Shqip». Pas këtij emicioni ajo u përballë me kritika të shumta nga komuniteti shqiptar për veshjen që nuk i gjasonte një „gruaje të vërtetë ideale“ si dhe qëndrimin e saj me të cilin provokoi ndjenjat e shumë shqiptarëve. Kishte edhe nga ata të cilët e morën në mbrojtje duke i dhënë përkrahje të madhe në çdo aspekt.
Për Loredanën nuk janë ofendime të rënda vërejtjet e tilla. Për te më me rëndësi është që veshja e saj t`i pëlqejë familjes dhe mikut të saj. Por, në jetën private ajo është shumë „femër ideale“. Për një kohë të shkurtër, ajo do t`i shqyrtojë komentet ofenduese dhe do t`i bllokojë në proflin e saj, e që llogaritet të jenë diku rreth 5 mijë sosh.
vegzat në vijim:
http://www.20min.ch/schweiz/news/story/Diese-junge-Frau-haengt-auf-Instagram-Bendrit-ab-11421708