Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKjo është vajza e re që u gjet e vdekur në lumin...

Kjo është vajza e re që u gjet e vdekur në lumin Vardar, duke ikur nga qentë endacak në Gostivar

Policia e Gostivarit e shoqëruar nga pjestarë të Njesisë së zjarrfikësve të Gostivarit dhe Ndihmës së Shpejtë kanë gjetur pa shenja jetë një vajzë e cila kishte rënë në lumin Vardar rreth orës 19.

Në kërkimin e saj kanë ndihmuar edhe ekipi nga NJTKZ TETOVË, por fatkeqësisht ajo u gjet pa shenja jete, njofton Tetova Sot, transmeton Struga Ekspres.

Mësohet se vajza e re që kishte rënë në lumin Vardar është Xhejha Mexhiti e lindur në vitin 2001 në Zdunje të Gostivar.

Policia ka konfirmuar se rreth orës 19 e 15 minuta disa qytarë kanë raportuar se vajza e re që po largohej nga një grup qensh pranë Spitalit ka rënë në lumin Vardar, dhe që pas katër orësh kërkim ajo u gjet e vdekur në ujërat e lumit Vardar./TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments