Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaKjo është shkolla me 33 binjakë, synon rekordin Guinness (FOTO)

Kjo është shkolla me 33 binjakë, synon rekordin Guinness (FOTO)

Mësuesit në një shkollë në Izmir të Turqisë, planifikojnë të aplikojnë për librin Guinness të rekordeve botërore, pasi në shkollën e tyre mësojnë 33 binjakë.

Në qarkun Buxha të Izmirit, në Turqinë perëndimore, më saktësisht në shkollën e mesme Makbule Suleyman Alkan, mësojnë një numër i pazakontë binjakësh dhe trinjakë.

“Kur filluam të regjistrojmë nxënësit, ne pamë se në fakt po regjistrojmë 33 binjakë, si dhe trinjakë”, tha drejtori i shkollës, Bertan Çetin.

“Numerikisht, ne mund të konkurrojmë për rekordet e Guinnessit. Drejtori për arsim kombëtar ka ofruar përkrahjen e tij. Nxënësit tanë së shpejti do t’i shohim në librin e rekordeve botërore”, tha ai.

Njëri nga prindërit e binjakëve, Ozlem Gultekin, tha se konkurrimi për librin e rekordeve do të ishte një gjë e mirë si për Izmirin, ashtu edhe për Turqinë.

Nëna e njërit prej trinjakëve që mëson në këtë shkollë, Zeliha Soysal, tha se të gjithë tre fëmijët e saj janë nxënës të suksesshëm.

“Unë jam krenar e me ata. Ndonjëherë është e vështirë të merresh me tre fëmijë të së njëjtës moshë, por kur ata thonë ‘mami’, i harroj të gjitha problemet e mia”, tregon Soysal. /aa/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!