Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKjo është partia e re shqiptare në Maqedoni

Kjo është partia e re shqiptare në Maqedoni

Ka filluar edhe zyrtarisht me veprimet e saja subjekti i ri poltik shqiptar në Maqedoni e quajtur ‘Partia Populli’ e cila u paralajmërua para disa muajsh nga media të ndryshme, me kryetar Xhelil Bajrami, ish-ministër i PDSH-së në kohën kur kjo e fundit ishte pjesë e pushtetit, shkruan InfoShqip.com

“Të nderuar përfaqësues të mediave elektronike dhe atyre të shkuara, kemi nderin t’ju informojmë juve si pasqyra më reale e informimit të popullit në Maqedoni se: Pas disa muajëve punë, konsulltime, aktivitete, dhe analizë të situatës reale politike në vend, e në veçanti pozicionit politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vendosëm dhe tanimë edhe regjistruam zyrtarishtë subjektin më të ri politik të shqiptarëve të Maqedonisë “PARTIA POPULLI”. Në mbledhjen e Këshillit Themelor i cili u mbajtë në fillim të muajit shkurtë, u propozua që Kryetar i kësaj nisme të jetë veprimtari i shquar, dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në Maqedoni z.Xhelil Bajrami. Ky propozim pasi doli në votim, mori mbështetjen unanime të 529 anëtarëve të Këshillit, me çka edhe zyrtarishtë z.Xhelil Bajrami u zgjodhë kryetarë i PARTIS POPULLI. Këshilli poashtu solli vendim që, Kryetari i partisë të zgjedhë organet tjera të nevojshme për funksionimin e subjektit politik, të cilat do të kenë mandatin deri në mbajtjen e Kongresit të parë të Partisë, thuhet ndër të tjera duke shtuar se është e parti konservatore e qendrës së djathtë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments