Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëKjo është familja Sadikaj që humbën jetën në aksidentin e rëndë (FOTO)

Kjo është familja Sadikaj që humbën jetën në aksidentin e rëndë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë. Në rrugën Suharekë-Duhël, në vendin e quajtur Biraq, të vdekur kanë mbetur pesë persona.

Nga aksidenti në fjalë humbën jetën pesë persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. Sipas tyre, në aksidentin e rëndë janë përfshirë një automjet BMW dhe një autobus.

“Si pasojë e këtij aksidenti shoferi (J.S) ka humbur kontrollin mbi veturën, krejt kjo si pasojë e kushteve atmosferike dhe është ndesh në drejtim me autobusin, ku fatkeqësisht në këtë aksident kemi humbjen e pesë jetëve të njerëzve”, thotë Policia e Kosovës.

Kujtojmë se çifti dhe dy fëmijët e tyre kanë jetuar në Zvicër, por në Kosovë gjendeshin për pushime. Ata ishin nga fshati Sopi i Komunës së Suharekës.

Më poshtë gjeni fotografinë e personave që pësuan në aksident.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments