Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKjo është arsyeja pse Amerika nuk frikësohet nga kërcënimet bërthamore të Rusisë

Kjo është arsyeja pse Amerika nuk frikësohet nga kërcënimet bërthamore të Rusisë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se retorika për armët nukleare nga Rusia është shumë e rrezikshme, por SHBA-ja nuk sheh asnjë arsye që ta rris nivelin e alarmit.

I pyetur nëse SHBA-ja beson që presidenti rus Vladimir Putin po bën blof me vendosjen e forcave nukleare në gatishmëri të veçantë, ai ka thënë se mes SHBA-së e Rusisë ka një marrëveshje të kamotshme lidhur me armët nukleare, transmeton Gazeta Express.

“Rusia dhe SHBA-ja kanë një marrëveshje të kamotshme se përdorimi i armëve nukleare do të ishte shkatërrimtare për tërë botën. Siç e kemi thënë disa herë, edhe më herët këtë vit… dy shtetet tona kanë konstatuar se një luftë nukleare nuk mund të fitohet, prandaj nuk duhet as të ndodh”, ka thënë Blinken.

Blinken e ka vlerësuar papërgjegjësi të madhe retorikën që përfshin edhe kërcënimin me armë nukleare.

“Është e rrezikshme, duhet të evitohet”, ka thënë ai.

“Kemi vlerësuar urdhrat dhe deklaratat e Presidentit Putin dhe në këtë kohë ne nuk shohim asnjë arsye për ta ndryshuar nivelin tonë të alarmit”, ka theksuar Blinken.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!