Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKjo do të jetë qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Kjo do të jetë qeveria e re e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e re të cilën duhet ta udhëheqë Dimitar Kovaçevski do të numërojë 21 anëtarë, LSDM dhe koalicioni do të kenë 12, BDI gjashtë, ndërsa Alternativa tre ministra.

Kabineti i ri qeveritar do të ketë një anëtar më shumë – ministër pa dikaster, vend që i takoi Alternativës.

Nga Qeveria po largohen tetë anëtarë të deritanishëm, duke përfshirë edhe Zoran Zaevin. Nikolla Dimitrovi më nuk do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Radmilla Shekerinska largohet nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa anëtar i Qeverisë nuk do të jenë as ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Në vendet e tyre duhet të vijnë ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Bojan Mariçiq (LSDM) si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Sllavjanka Petrovska (LSDM) në Ministrinë e Mbrojtjes, Bekim Sali nga Alternativa do të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë, ministri i deritanishëm i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri (BDI) do ta marrë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jovana Trençevska (LSDM) do të udhëheqë me MPPS, ndërsa Bisera Kostadinovska Stojçevska (LSDM) e merr dikasterin e Kulturës.

Admirim Aliti nga Alternativa do të jetë njeriu i parë në MSHIA, ndërsa Xhemail Çupi nga kjo parti është propozuar për ministër pa dikaster përgjegjës për diasporën.

Në qeverinë e re të Kovaçevskit mbetet zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi (LSDM), ndërsa emër i ri është Sllavica Grkovska (LSDM) e cila duhet të jetë zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit dhe krimit.

Me dikasterin e drejtësisë duhet të udhëheqë profesori universitar, Nikolla Tupançevski (LSDM). Në Ministrinë e Punëve të Brendshme mbetet ministri i deritanishëm Oliver Spasovski (LSDM), ndërsa funksionet i mbajnë edhe ministrat e Punëve të Jashtme, të Tranportit dhe Lidhjeve, të Financave dhe të Ekonomisë, Bujar Osmani (BDI), Bllagoj Boçvarski (LSDM), Fatmir Besimi (BDI) dhe Kreshnik Bekteshi (BDI). Në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale mbetet edhe më tutje Goran Milevski (PLD/koalicioni i LSDM), ndërsa nuk ka ndryshime edhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ku mbetet ministri i deritanishëm Naser Nuredini (BDI).

Me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive edhe më tutje do të udhëheqë Artan Grubi (BDI). Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kthehet Lupço Nikollovski.

Mbledhja për zgjedhjen e qeverisë së re e propozuar nga Dimitar Kovaçevski është caktuar për të shtunën, në orën 11. Debati kuvendor për zgjedhjen e qeverisë së re zgjat më së shumti dy ditë, ndërsa zgjedhja e përbërjes qeveritare votohet pas përfundimit të saj, gjegjësisht më së voni 24 orë ditën e dytë ose në këtë rast deri të dielën në mesnatë. Qeveria është zgjedhur nëse për të votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend.

Sipas Rregullores së kuvendit, mandatari e shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e qeverisë në mbledhjen e Kuvendit, në të cilën bëhet zgjedhja e saj. Pas programit të mandatarit dhe propozimit për përbërjen e qeverisë, Kuvendi bën debat. Në Rregullore është paraparë që renditjen e deputetëve të cilët do të marrin pjesë në debat e përcakton kryetari i Kuvendit në mënyrë e cila siguron pjesëmarrje të deputetëve nga parti të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend. Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet pas propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi, me votim publik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!